
Miss Afrika e Jugut është kurorëzuar Miss Universe.
Demi-Leigh Nel-Peters, e cila ka fituar të drejtën e studimit për menaxhim biznesi dhe zhvillon kurse të vetëmbrojtjes për femrat, u kurorëzua më e bukura e botës në një event në resortin Planet Hollywood në Las Vegas.
Pasioni i saj për vetëmbrojtjen lindi kur atë e rrëmbyen dhe e mbajtën me forcën e armës në Johanesburg, një muaj pasi kishte fituar kurorën e Miss Afrika e Jugut.
22-vjeçarja ka fituar bashkë me kurorën edhe një rrogë vjetore dhe një apartament luksoz në Nju Jork, që mund ta përdorë për një vit.



