KQZ: Deklaratë për ecurinë e zgjedhjeve, thirrje bashkisë së Shkodrës për bashkëpunim

KQZ: Deklaratë për ecurinë e zgjedhjeve, thirrje bashkisë së Shkodrës për bashkëpunim

Në një deklaratë për mediat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbi ecurinë dhe procesin e zgjedhjeve të ditës së nesërme.

Në të thuhet se shpërndarja e materialeve zgjedhore është në përfundim e sipër dhe njoftohen zgjedhësit mbi ndryshimin e vendeve të votimit.

Ndër të tjera KQZ-ja i ka bërë thirrje për bashkëpunim bashkisë së Shkodrës të mos i mbajë të mbyllura mjediset e votimit.

 

DEKLARATE

Tiranë më 29.06.2019

Deklarate e KQZ-së për ecurine e procesit

Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po shpërndajnë materialet zgjedhore drejt  5417 Qendrave të Votimit, në të gjithë Shqipërinë.

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

Përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, çka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendrat e Votimit që ka kjo KZAZ.

Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit.

Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjeketeve zgjedhore.

Sikundër sot keni ndjekur mbledhjet e KQZ-së, me vendim është autorizuar ndryshimi disa vendndodhjeve të qendrave të votimit. Ky ndryshim, pavarësisht se jo për shkak të forcave madhore, ashtu sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, ishte i detyrueshëm për të garatuar që çdo qendër votimi, ditën e nesërme, të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptarë.

Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor në zonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do të afishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, të caktuara me vendim të KQZ-së. Ndaj, KQZ kërkon mirëkuptimin e zgjedhësve të këtyre qendrave tëvotimit për këtë veprim të detyruar, si edhe kërkon që të informohen dhe të kontrollojnë faqen zyrtare të KQZ-së, për të qenë të mirëorientuar ditën e nesërme për t’iu drejtuar qendrave të votimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy