Trump emëron ambasador në Francë, babanë e dhëndrit Jared Kushner

Trump emëron ambasador në Francë, babanë e dhëndrit Jared Kushner

Senati amerikan miratoi të hënën në mbrëmje, emërimin e Charles Kushner, babait të dhëndrit të Donald Trump, në pozicionin e ambasadorit të SHBA-së në Francë.

Emërimi u miratua me 51 vota, ndërsa 45 anëtarë të Dhomës së Lartë votuan kundër tij.

Charles Kushner është një manjat i pasurive të paluajtshme. Ai kaloi një vit në burg federal pasi u dënua në vitin 2004 me dy vjet burg për mashtrim tatimor.

Ai u fal nga Donald Trump pak para përfundimit të mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë 2017-2021.

Ai do të marrë detyrat e tij në Paris, pasi marrëdhënia midis SHBA-së dhe Francës aleatë historikë dhe më gjerësisht marrëdhënia midis Uashingtonit dhe Evropës karakterizohet nga tensione, veçanërisht për shkak të kërcënimit të presidentit amerikan për të nisur një luftë tregtare.

Ai është babai i Jared Kushner, i cili është i martuar me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan, i cili shërbeu si këshilltar i Donald Trump, veçanërisht për Lindjen e Mesme, gjatë mandatit të tij të parë.

Charles Kushner, 71 vjeç, të cilin Trump e ka përshkruar si një biznesmen “gjeni”, dhe që për një kohë ia kishte dorëzuar stafetën të birit, duke i besuar atij menaxhimin e biznesit familjar të pasurive të patundshme Kushner Companies, meqenëse iu desh të kalonte ca kohë në burg, pasi u dënua për mashtrim tatimor, manipulim dëshmitarësh dhe financim të paligjshëm të fushatës.

Biznesmeni kishte rrëfyer lidhur me çështjen, se ai kishte punësuar një prostitutë për të joshur dhëndrin e tij, i cili po bashkëpunonte me një hetim nga autoritetet për financimin e paligjshëm të fushatave zgjedhore, dhe më pas i kishte dërguar motrës së tij një video që ai ishte siguruar ta regjistronte gjatë këtij takimi, me qëllim që ta detyronte të mos dëshmonte kundër tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy