Mesazhi i Dom Gjergj Metës: Mirëpresim ata që ndihmojnë dioqezën, por nuk duam para prostitucioni e korrupsioni

Mesazhi i Dom Gjergj Metës: Mirëpresim ata që ndihmojnë dioqezën, por nuk duam para prostitucioni e korrupsioni

Dy muaj pas emërimit nga Papa Françesku, Dom Gjergj Meta u shugurua zyrtarisht ipeshkv i ri i Rrëshenit. Ceremonia e shugurimit u zhvillua të shtunën në Mirditë.

“Dioqeza jonë është e varfër ndaj i mirëpresim të gjithë ata që na ndihmojnë. Por, nuk kemi nevojë dhe nuk do t’i pranojmë kurrë paratë e atyre, që janë pasuruar duke shfrytëzuar gratë dhe vajzat apo duke grabitur, duke u marrë me korrupsion” tha Dom Gjergj Meta” shkruan radio Vatikani

Meshën e shugurimit e kryesoi kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, në praninë e gjithë ipeshkvijve nga trevat shqiptare, të meshtarëve e të krejt klerit katolik, në katedralen e Rrëshenit mbushur plot e përplot me besimtarë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy