
Është inaguruar këtë të dielë Pallati i ri i sportit për Basketboll në Xhafzotaj të Durrësit “Gogo Basket”. Në këtë ceremoni inagurimi të këtij pallati sporti që është ndërtuar nga një ish basketbollisti dhe biznesmen i këtij qyteti Perikli Goga, ka marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij Rama u shpreh se është duke u punuar për ti hapur rrugë një ligji bashkëkohor për sponzorizimin e sportit. Sipas tij ky ligj do të sjellë më shumë mbështetje financiare.
Ndërkohë, presidenti Perikli Goga, i falenderoi të gjithë ata që besuan dhe ndihmuan në ndërtimin e kësaj academia që prej vitit 2015 stërvit të rinjtë në disiplinën e basketbollit në 8 ekipe moshash.



