Një shpërthim me lëndë plasës ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në ambientet e jashtme të banesës së një 72-vjeçari me iniciale I.I.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, në Laknas.
Sipas informacioneve paraprake ka vetëm dëme materiale.
Në njoftimin e policisë thuhet: Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. I., 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri).



