“Mbjellja e pemëve” në Kanë/ Seferi: Pres që të huajt ta shpërndajnë filmin në kinematë e tyre (Video)

“Mbjellja e pemëve” në Kanë/ Seferi: Pres që të huajt ta shpërndajnë filmin në kinematë e tyre (Video)

Regjisori Fabio Seferi flet nga Kana lidhur me filmin e tij “Mbjellja e pemëve” i cili është përzgjedhur për t’u shfaqur në këtë edicion të 75 të Festivalit të Kanës, më 25 maj.

Për MCN Tv, ai foli për një atmosferë shumë të bukur, me regjisorë dhe producentë, që kërkojnë të njohin filmin.

Filmi do të shfaqet në datë 25, në ora 15.30. Me zi po pres të shohë dhe publikun e huaj se si do e presë filmin. Shqipëria e ka stendën e saj bashkë me Kosovën.

Pres që të ketë interes nga të huajt, ta marrin filmin dhe ta shpërndajnë në kinematë e tyre. Kolegët tanë  të Kosovës e kanë pëlqyer filmin.

Këtu jam vetëm me producentin dhe jo kastën pjesëmarrëse të filmit.

I pyetur nëse “Mbjellja e pemëve” është caku i fundit i aktorit Guljem Radoja dhe nëse mund të thuhet se ky përfaqësim  dedikohet atij, regjisori pohoi.

Mund ta themi. Por që po të ishte këtu midis nesh, do ishte shumë krenar. Mendoj se është krenar aty sipër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy