Moti sot/ Pasdite rikthehen shirat

Moti sot/ Pasdite rikthehen shirat

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të ndikojë dhe për ditën sotme në të gjithë territorin e vendit. Mot të kthjellët dhe gradualisht shtim vranësirash deri të dendura në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale. Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veri e jug të vendit.

Kohëzgjatja e reshjeve intensive do të jetë kryesisht nga orët e drekës deri ato të pasdites. Më pas itensiteti i reshjeve bie dhe bëhen mesatare në të gjithë territorin. Borë në lartësitë mbi 1000m.

Moti i vranët do të jetë i pranishëm dhe ditën e nesërme ku reshjet do të jenë të herëpashershme (lokalisht të vazhdueshme) në të gjithë territorin dhe intensitet të ulët dhe measatar. Intensiteti mesatar do të jetë kryesisht në zonën e veriut dhe jugut.  Përsëri edhe për këtë ditë në lartësitë mbi 1000 metër do të ketë reshje të dobta dëbore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy