
Disa nga mediat e shkruara kanë raportuar këtë të shtunë se ish-zëvendësministrja Elona Gjebrea është paraqitur të premten në Prokurori për të dëshmuar në lidhej me dosjen Habilaj. Informacioni ka qenë i pambështetur në ndonjë prononcim zyrtar apo publik. "Tema TV" kërkoi një prononcim nga palët e interesuara por si deputetja Gjebrea ashtu edhe organi i akuzës nuk dhanë asnjë përgjigje.



