Kodheli: Fierakët ndryshimin e shikojnë te PD, PS është e përçarë

Kodheli: Fierakët ndryshimin e shikojnë te PD, PS është e përçarë

Kandidati i Partisë Demokratike për primaret në Fier, Evdar Kodheli, ndau përshtypjet më të mira për procesin e djeshëm të votimit në radhët e opozitë, duke e quajtur model dhe korrekt deri në numërimin e votës së fundit.

Ndërsa është kandidati më i votuar momentalisht nga anëtarët dhe simpatizantët demokratë, por pa marrë mbi 50% të votave, pyetjes nga studio e lajmeve të MCN Tv se si do e mposhtë rivalin tuaj Artur Mahmutaj, Kodheli mohoi të flitet për mposhtje, duke shtuar se janë të gjithë për një qëllim.

E vlerësoj garën dhe jam nga ata persona që mendoj se gara e pastër dhe e ndershme sjell vetëm zhvillim. Qëllimi ynë është të fitojmë bashkinë dhe jam i bindur që do ia arrijmë qëllimit të gjithë bashkë.

Me nivelin që treguan demokratët dje, jam i bindur se qëllimin do ia arrijë gjithë qarku Fier. Prandaj quhet dhe garë dhe primare, për të nxjerrë njerëzit me më shumë vlera që demokratët dhe simpatizantët i duan.

I kam hyrë kësaj gare për të shpalosur vlerat e mia dhe për të dhënë edhe më shumë për qytetin tim, Fierin.

Do ta dëshiroja të jem fitues në këtë garë, ftoj të gjithë mbështetësit, demokratët dhe simpatizantët që të më votojnë dhe të formojnë një ekip bashkë.

Përqendrimi ynë aktual dhe i imi personal, është të mbyllim me sukses garën e primareve dhe të unifikojmë gjithë forcat tona bashkë me gjithë popullin e Fierit.

Gara ime personale dhe e gjithë demokratëve do vazhdojë drejt 14 majit, se duhet patjetër një ndryshim rrënjësor dhe qytetarët ndryshimin e shikojnë te PD.

Nga bisedat që bëjmë në takimet me elektoratin, të djathë e të majtë, shikojmë që brenda strukturave të PS në Fier ka një përçarje, e cila thellohet dita ditës.

E shoh garë të fuqishme garën mes PS dhe PD por në fund shoh vetëm një fitues, PD dhe qytetarët fierakë.

Ai mohoi që Fieri të jetë bastion i së majtës, duke shtuar se ka popull të zhgënjyer shumë nga e majta.

Sipas tij, ndryshimi i theksuar ishte dhe në zgjedhjet e vitit 2021, ku Partia Demokratike në Fier dhe opozita e bashkuar, shfaqën ngritje të rezultatit elektoral pavarësisht manipulimeve.

Populli i Fierit është me intelekt të lartë dhe është i ndjeshëm ndaj padrejtësive që i bëhen çdo ditë.

Kam një bindje të brendshme që këtë radhë populli i Fierit e ka bërë ndryshimin dhe e ka marrë vendimin e tij dhe e shikoj në çdo reagim në përditshmëri.

Lufta ka nisur të duket qartazi në strukturat e PS. Kanë marrë kërcënime nga strukturat e PS në Fier.

E kam të bazuar në fakte, nga votues të PS, anëtarë të PS, që më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë përmendur emra dhe fakte.

Strukturave të PS u shkon mendja se për kë bëhet fjalë.

Kodheli mohoi që të ketë pasur kontakte me Enkelejd Alibeaj që pretendon se është kryetar në detyrë i PD dhe deputet në Fier, por as edhe me deputetë të tjerë.

Kontaktet e mia janë zero me deputetët e PD të paktën për javën e fundit. Kjo është e vërtetueshme kollaj, qoftë nga ana e deputetëve dhe simpatizantëve.

Jo se mungojnë kontaktet si individë. Respekti është maksimal për të gjithë, por kontaktet dhe udhëzimet në garën tonë kanë qenë zero.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy