Urdhri i Presidentit rus Vladimir Putin drejtuar qeverisë, Bankës Qendrore dhe Gazprom lidhur me masat për konvertimin e pagesave për eksportet e gazit “në vendet armiqësore” në rubla, është lëshuar dhe mekanizmi i saktë për kryerjen e pagesave të tilla duhet të zbulohet së shpejti.
Kështu deklaroi gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov, cituar nga Interfax.
I pyetur nga gazetarët nëse mekanizmi i ri i pagesës së gazit vlen vetëm për Gjermaninë apo edhe për vendet e tjera, Peskov u përgjigj: “Ai vlen për të gjitha vendet armiqësore”.
Rusia ka shpallur si "armiqësore" të gjitha vendet që kanë ndëshkuar ndërhyrjen në Ukrainë, ku shumë shtete kanë vendosur edhe sanksione.



