Covid-19 ulet këmbëkryq në Korenë e Veriut/ Kim Jong-un fajëson zyrtarët shtetërorë

Covid-19 ulet këmbëkryq në Korenë e Veriut/ Kim Jong-un fajëson zyrtarët shtetërorë

Diktatori Kim Jong-un ka denoncuar sërish neglizhencën dhe dembelizmin e zyrtarëve shtetërorë si shkak të përkeqësimit të valës së Covid 19 që goditi vendin për herë të parë, më shumë se dy vjet pas fillimi i pandemisë.

Duke kryesuar një mbledhje urgjente të Byrosë Politike të martën, udhëheqësi u ankua për "papjekurinë në aftësinë e shtetit për të përballuar krizën" dhe kritikoi "qëndrimin jo pozitiv, ngadalësinë dhe joaktivitetin e zyrtarëve kryesorë të shtetit".

Raportet e medias shtetërore nuk specifikojnë se sa infeksione apo sa vdekje janë të lidhura me koronavirusin, por ekspertët e shëndetësisë kanë theksuar se vendi me një sistem të dobët shëndetësor nuk do të ishte në gjendje të testonte dhe diagnostikonte infeksionin aktual në një shkallë kaq të madhe.

Ndërsa Kina ka filluar të ofrojë mbështetje për Korenë e Veriut, Seuli është ende në pritje të një përgjigjeje ndaj ofertës së saj për të dërguar materiale anti-pandemike, përfshirë vaksina, në Phenian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy