
Kam hequr disa episode sepse familja mbretërore nuk do të më falte kurrë.
Kështu deklaroi Princi Harry duke folur për autobiografinë e tij shumë të suksesshme “Spare”, gjatë një interviste të dhënë për Daily Telegraph.
Drafti i parë ishte ndryshe, ishte 800 faqe, pastaj ra në 400. Mund të ishin dy libra, le ta themi kështu. Dhe pjesa e vështirë ishte nxjerrja e gjërave.
Ka disa gjëra që kanë ndodhur, sidomos mes meje dhe vëllait tim, dhe deri diku mes meje dhe babait, gjë që nuk dua ta dijë bota, sepse nuk mendoj se do të më falnin ndonjëherë.
Harry këmbënguli se ishte e pamundur të tregonte historinë e tij pa përfshirë ato incidente.
Duka i Sussex tha ndër të tjera se ai ndihej “përgjegjës” për të bërë atë që mundi për të reformuar monarkinë për hir të nipërve të tij, Princit George 9-vjeçar, Princeshës Charlotte 7-vjeçare dhe Princit 4-vjeçar Louis.
E di që nga ata tre fëmijë, të paktën njëri do të përfundojë si unë, do të jetë i dyti, më i vogli. Dhe kjo më dhemb, më shqetëson. Nuk ka të bëjë me përpjekjen për të rrëzuar monarkinë, por për t’i shpëtuar ata nga vetvetja.
Harry shtoi se ishte i vetëdijshëm se do të kryqëzohej nga shumë njerëz për deklaratat.



