Cilët janë shqiptarët që hynë në historinë botërore, nga nga Papa Clementi dhe Skënderbeu deri tek luftëtarët e UÇK. Edhe shkrimtari Erneste Sabato, me origjinë shqiptare
Edi Rama i rikthehet historisë, sidomos asaj pjese të Rilindjes që grekët nuk e kanë qejf të përmendet. Në një video që evokon emrat e rilindjes, të postuar në FB, që i është prezantuar Samitit të Diasporës, kryeministri Edi Rama, përmend, ndër të tjera, heronjtë e revolucionit grek Marko Boçari, admiralët dhe shqiptarët e tjerë që luftuan për lavdinë e Greqisë. Në këtë dokumentar përmenden edhe himarjotët dhe Epiri, si dhe Peleponezi që ka qenë i banuara nga shqiptarët arvanitas. Ndërkaq, për herë të parë, zyrtarisht deklarohet seshkrimtari i shquar argjentinas Ernesto Sabato, është me origjinë nga kolonia shqiptare e Argjentinës. “Shtegtarët e shqipes mbledhur nga 40 vende të botës në Tiranë, do të marrin pjesë sot në ditën e parë të punimeve të Samitit të Diasporës Shqiptare. Le të mësojmë sa më shumë nga ky Samit i Parë për të çelur një rrugë të re komunikimi e ndërveprimi dhe përmirësuar në vazhdimësi punën tonë të përbashkët”, shkruan kryemsnitri Edi Rama në postimin e videos se titulluar “AMARCORD - Edicion Special”



