Që prej shtatorit të vitit 2013 “qeveria Rama-Meta” ka pësuar disa ndryshime në nivel ministrash. I pari që u largua nga qeveria, ishte Ilirjan celibashi cili komunikoi dorëheqjen nën argumentin e arsyeve personale më 1 gusht të vitit 2014, ende pa bërë një vit nën drejtimin e ministrisë së shtetit për marrëdhëniet me parlamentin. Celibashi u zëvendësua nga Ermonela Felaj. 9 nentor te 2015- Dy vjet pas krijimit të qeverisë,pikërisht më 9 nëntor të 2015, erdhi dhe vëlizja e tretë në kabinetin qeveritar. Nasip Naço, i dorëzon kreut të qeverisë dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Drejtësisë, post të cilin e mbante që prej shtatorit të 2013-ës ndërkohë që dorëheqja e Naços erdhi në kulmin e procesit të reformës në gjyqësor, teksa pak orë, pasi pranoi dorëheqjen e Naços, kryeministri Edi Rama firmosi emërimin e Ylli Manjanit në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Vendim që erdhi pas takimeve intensive të asaj dite me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe më pas me vetë Manjanin. Ky I fundit drejtoi ministrinë e drejtësisë deri në fund të janarit të këtij viti, kur u shkarkua me vendim pot ë kryeministrit edi rama. Ndërkohë që në vend të tij u emërua sërish një ministër, po nga LSI, vetë Petrit Vasili. Seria e ndryshimeve në qeveria pati vijuar në 16 shkurt të vitit 2015, kur në mes të një amullie lajmesh për dështim të financave dhe menaxhimit të buxhetit të shtetit shkarkohet Shkëlqim Cani. Nuk vonoi dhe në vend të tij emerohet Arben Ahmetaj, I cili mbante postin e ministrit të Ekonomisë, post që I kaloi Milva ikonomit. Ndërkohë që ndryshimi tjetër në cabinet erdhi më 21 maj pot ë vitit 2015, kur Blendi KLosi merr drejtimin e ministrisë së mirëqënies sociale, pasi Erion Veliaj që drejtonte deri atë ditë këtë dikaster, kandidonte për kryetar bashkie, post të cilin e fitoi falë rezultatit të zgjedhjeve lokale. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinaso nga LSI, u zëvendësua me Sokol Dervishaj, në 2 shtator të 2016.saga e ndryshimeve në qeveri vijoi në mars të këtij viti. Mesa duket detyrat e përcaktuara nga kryeministeri edi rama, njëherësh kryetar I partisë socialiste për të nisur përgatitjet e zgjedhjeve, bëri që të nxjerrë në terren disa prej ministrave më të suksseshëm, duke I zhveshur kryesisht nga kjo detyrë. Blendi Klosi shkakrohet nga detyra për tu zëvendësuar nga Olta Xhacka. Ilir beqaj shkakrohet nga ministria e shëndetësisë, duke u zëvendësuar nga ogerta manastiriliu. PO kështu edhe Bledi Cuci u zëendësuar nga eduard shalsi dhe saimir tahiri nga fatmir xhafaj. Por mesa duket, këta ishin ministrat më pak jetëgjatë në postet e tyre. Kjo, pasi marrëveshja mes kryeministrit edi rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim basha, duket se kishte si kusht prioritar pikërisht ndryshimet në kabinet, në ato ministry ku opozita pretendonte se mazhoranca po ushtronte pushtet për të manipuluar zgjedhjet e mandatuara nga presidenti bujar nishani, fillimisht më 18 qershor. Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes më 18 maj, shkarkohet Niko peleshi dhe Ledina Mandia emerohet zëvendëskryeministre. Dritan Demiraj zëvendëson fatmir Xhafajn, Helga Vukaj vihet në krye të ministrisë së fianncave, Ministër i Drejtësisë emërohet Gazmend Bardhi. Ministre e Arsimit dhe Sportit,në vend të lindita nikollës emërohet Mirela Karabino,Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri dhe Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë emërohet Xhuljeta Kërtusha.



