“Agasi xhiroi takimet me persona të rrezikshëm”, Bregu: Të gjithë janë trembur. Dy procedime të tjera veç AKSHI-t

“Agasi xhiroi takimet me persona të rrezikshëm”, Bregu: Të gjithë janë trembur. Dy procedime të tjera veç AKSHI-t

Gazetari Sokol Bregu tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv tha që Ergys Agasi ka xhiruar takime me persona të rrezikshëm të botës “underground” në vend, që kanë shkuar te ai për të zgjidhur problemet. Sipas Bregut të gjithë këta njerëz tashmë janë trembur dhe pjesa më e madhe s’është duke fjetur. Gazetari vë në dukje se roli i Agasit s’ka qenë vetëm te AKSHI, por janë edhe dy procedime të tjera që s’lidhen me këtë dosje. 

 

Policia ka dijeni nëse ai ka lëvizur nga Shqipëria apo jo dhe këtë e tregon sistemi TIMS. Por duke ditur forcën e njeriut në fjalë, ai mund të ketë lëvizur, mos të ketë lëvizur dhe veprimet t’i ketë bërë. Është njeri me lidhje. Është ky që urdhëron zv.drejtorin e Policisë së Tiranës të kryejë një shantazh ndaj personit që të tërhiqet nga ankimimi. Shqetësimi i avokatit është për të dhënë një ide që klienti është i pafajshëm, është çështje e tij, avokatët këtë do thonë. 

 

Mos harrojmë hallin më të madh të asaj që ka ndodhur, ai ka xhiruar pa lejën e të tjerëve, duke bërë akte korruptive, ia ka xhiruar të gjitha këto, pjesën ‘underground’ të Shqipërisë. Bëhet fjalë për persona të rrezikshëm në këtë vend. Te Agasi kanë ardhur për të zgjidhur problemet e tyre dhe Prokuroria ka të gjitha xhirimet se çfarë ka ndodhur në këtë zyrë. A thua kjo zyrë ka shërbyer vetëm për të vjedhur AKSHI-n? S’besoj. 

 

Hetimi është mbi AKSHI-n, pjesa tjetër u është dërguar prokurorëve të tjerë. Aty ka gjëra të tjera që e rëndojnë Agasin, në raport me njerëzit të cilëve kanë vajtur për të zgjidhur diçka në mënyrë të jashtëligjshme. Të gjithë janë trembur. Pjesa më e madhe s’është duke fjetur. 

 

Raporti i tij me institucionet ka qenë i jashtëzakonshëm. Raporti ka qenë me krimin e organizuar, institucione të tjera, policinë. Që ka më shumë se kaq, e kam thënë tre ditë rresht. Ne kemi parë vetëm AKSHI-n, roli i tij s’ka qenë vetëm AKSHI-n. Ka edhe dy procedime të tjera që s’janë në këtë dosje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy