Rumani/ Hapja e profileve false në rrjetet sociale bëhet vepër penale

Rumani/ Hapja e profileve false në rrjetet sociale bëhet vepër penale

Në Rumani, të shtiresh si dikush tjetër në rrjetet sociale përbën vepër penale. Hapja e një llogarie në emër të një tjetri pa pëlqimin e tij është një "krim falsifikimi", tha Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë, paneli i vendit për zgjidhjen e çështjeve ligjore në çështjet penale.

Kjo vjen pas rasti “Braşov” në dhjetor 2018, kur një burrë kishte kërcënuar ish të dashurën e tij me publikimin e fotove kompromentuese.

Gruas i ishte thënë që nëse ajo nuk do të rikthehej me të, fotografitë e saj nudo do të publikoheshin në internet.

Burri më vonë krijoi një profil në internet me emrin e gruas në një faqe për të rritur, ku ai ngarkoi video seksi të të dyve.

Ai fillimisht u dënua me tre vjet e tetë muaj burg me akuzat e shantazhit, falsifikimit dhe shkeljes së privatësisë, një vendim i mbështetur tani nga gjykata e lartë.

"Në thelb, nëse dikush pretendon të jetë dikush tjetër në një rrjet social dhe mund të provohet se ata e përdorën profilin për qëllimin e krijimit të pasojave ligjore, atëherë ata mund të kenë kryer veprën penale të falsifikimit kompjuterik dhe të sanksionohen në përputhje me rrethanat", tha Monica Statescu, një avokate rumune e specializuar në sigurinë kibernetike.

Gjykata vuri në dukje dy kritere penale në veçanti; akti i futjes së të dhënave kompjuterike pa pëlqimin e dikujt dhe nëse ai veprim rezulton në të dhëna që nuk korrespondojnë me të vërtetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy