
Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, miratimin e projektligjit për rikthimin e lojërave të fatit, e sheh si shumë të rëndësishëm, por se diskutim ha ndikimi në aspektin social.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se qeveria i mbylli bastet 5 vite më parë gjë që nuk solli asgjë tjetër përveçse rritjen e sektorit informal.
Sipas tij, bastet janë fenomen i përhapur në të gjithë botën dhe gjëja më e mirë që mund të bësh është ta futësh nën kontrollin e shtetit.
Mbyllja nga ana ligjore shtoi problematikat sociale. Sot kemi një hapje të re të derës së lojërave të fatit që u tha se do jenë online, por në fakt nuk janë online.
Do të ketë platforma fizike që do të jenë të aksesueshme nga qytetart. Nëse nuk ka pika fizike, pse vendoset distanca 300 metër nga shkolla?
Kryeministri vite më parë e quante haram bixhozin. Në momentin që Kryeministri tha se bastet janë haram, cili është qëndrimi i tij sot dhe nuk qenkan haram?
Këtu thuhet se paratë do çohen për edukimin, politikat sociale apo shëndetësi. Fakti që ne jemi këtu sot, tregon se vendimi i marrë 5 vite më parë ishte vendim i gabuar.
Licencat do shpërndahen për disa miq dhe për shokë. Vjen një ligj, por nuk vijnë aktet nënligjore.
Kupton se bastet do të hapen, do jenë larg shkollave por nuk di më shumë se detajet përcaktohen në aktet nënligjore, se kemi të bëjmë me një problematikë që ka shqetësuar shumë familje shqiptare.
Të gjitha këto gjëra duhet të diskutohen, por fshihen. Sot po bëhet hapja e derës zyrtare e asaj që ndodh tashmë në terren.
Shqetësimi ynë është se mund të ketë një agravim gjithnjë e më shumë të problemit social.
Edhe fëmijët 10-11 vjeç mund të luajnë dhe vënë baste pasi ka celular.
Pyetja që ngrihet është çfarë ndodhi tani? Se bandat janë pas lojërave të fatit. Mund të ketë pak operatorë që respektojnë rregullat e lojës, por pjesa tjetër jo.
Nëntë prej tyre do jenë, ja mund të jetë një i ndershëm.
Për mua më shumë se 10 licenca, është diskutimi se sa pika do të hapin këto licenca. Do jetë dika elektronike, do futësh kartën e identitetit dhe kartën e bankës në një godinë.
Ne e dimë që janë 5-6 aktorë informalë në treg që kanë bërë luftë të madhe se kush do i marrë licencat.
Janë 5-6 individë të fortë që duan të marrin, këta po fusin dhe 4 të tjerë dhe vendosin kritere.
Problematika është sot, si do ma zgjidhësh këtë problematikë?
Ligji parashikon 10 licenca që do të përzgjidhen nga komisioni i licencimit në përputhje me kriteret përkatëse. Licencimi do të jetë për një periudhë 10-vjeçare, tarifa e licencimit do të jetë në masën 400 milionë lekë dhe licencimi do të bëhet me konkurs nga një komision licencimi.
Pagesat nuk do të bëhen me para në dorë në mënyrë të drejtpërdrejtë mes organizatorit dhe lojtarit, por do të kalojnë përmes një agjenti financiar të autorizuar.



