Trump “rifreskon” Pentagonin, pas Esper ikin edhe të tjerë

Trump “rifreskon” Pentagonin, pas Esper ikin edhe të tjerë

Në Pentagon vijojnë largimet pas shkarkimit të sekretarit të Mbrojtjes, Mark Esper, i cili u zëvendësua me Christopher Miller, kreu i qendrës kombëtare kundër terrorizmit.

Sipas CNN, tre drejtues të tjerë të lartë të mbrojtjes u shkarkuan ose dhanë dorëheqjen brenda 24 orësh dhe u zëvendësuan me figura të diskutueshme, por besnikë ndaj presidentit Trump. Midis këtyre ishte gjenerali Anthony Tata, i cili mori detyrën e James Anderson.

Në të kaluarën, ai kishte bërë deklarata islamofobe, kishte promovuar teori konspirative dhe e ka quajtuar Barack Obamën një "udhëheqës terrorist".

Verën e kaluar, ai u propozua si nënsekretar i Mbrojtjes, por emërimi i tij u anulua për shkak të kundërshtimeve dypartiake. Gjithashtu, është larguar edhe nën admirali Joseph Kernan, zëvendës Sekretari i Mbrojtjes për Inteligjencën, i zëvendësuar nga Ezra Cohen-Watnick, i cili në 2917 i pati siguruar materiale konfidenciale të inteligjencës ish-kryetarit të komisionit 007 Devin Nunes për të mbështetur tezën që Trump ishte vendosur në mënyrë të padrejtë nën mbikëqyrje.

Shefi i stafit të ministrit nuk do të jetë më Jen Stewart, por Kash Patel, i cili ka punuar me vetë Nunes dhe është ndër udhëheqësit që vonuan ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën në sfondin e presionit të Trump për ta bërë Kievin të hapte një hetim mbi Biden.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy