Fluks në urgjencat e kryeqytetit/ Mjekët: 340 raste në 24 orë, mosha mesatare e pacientëve rreth 55 vjeç (VIDEO)

Fluks në urgjencat e kryeqytetit/ Mjekët: 340 raste në 24 orë, mosha mesatare e pacientëve rreth 55 vjeç (VIDEO)

Me një numër të lartë pacientësh përballen urgjencat në kryeqytet përgjatë të gjithë vitit. Në urgjencën e QSUT-së, mjeku Eqerem Hasani bëri me dije se numri i vizitova shkon në 340 vizita, ndërsa me fillimin e punës në spitalin e infektivit ajo ka rënë në 250.

Ai thekson se në një cikël vjetor regjistrohen 70-80 mijë vizita, ndërsa shtoi se mosha mesatare e pacientëve është rreth 55 vjeç. Sa i përket pandemisë ai shprehet se ajo e ka vështirësuar shumë situatën sepse kanë ikur kolegë, duke e cilësuar si një luftë e dijes me sëmundjen, por dhe luftë psikologjike.

Sa i përket shpërblimit financiar, Hasani tha se stimuli monetar nuk është pjesë e tij, ai tha se rrogat janë rritur gjithsesi, por a duhet rritur akoma, kjo varet nga planet e qeverisë. Shërbimi i urgjencës është i organizuar në bazë të kodeve, dhe kjo varet nga parametrat me të cilat paraqitet pacienti.

Ndërsa shefja e urgjencës në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, Olvis Petre deklaroi se edhe në këtë spital paraqiten shumë pacientë, ku rastet janë mbi 50-60. Ndërsa veçoi se përballja me Covid-19 ka qenë dhe lufta më e vështirë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy