Marrëveshja Rama-Meloni, Bushati: Dy rreziqet që emigrantët sjellin me vete

Marrëveshja Rama-Meloni, Bushati: Dy rreziqet që emigrantët sjellin me vete

Gazetari Andi Bushati nuk beson se marrëveshja Meloni-Rama për emigrantët do të bëhet e zbatueshme. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se gjasat janë që marrëveshja të rrëzohet në Itali. Megjithatë, në rast të  hyrjes së saj në fuqi, Bushati tha se janë dy rreziqet që mund t’i vijnë Shqipërisë bashkë me emigrantët.

Unë besoj që është marrëveshje e pazbatueshme. Po të qe për Shqipërinë bëhej. Por Italia është vend demokratik. Do prishet në Itali. Por le ta marrim sikur realizohet. Risqet janë disa. I pari - I vetmi shpërblim që i jepet Shqipërisë është që Italia e suporton drejt BE-së. Unë dyshoj që kjo nuk është e vërtetë. Ata që merren me emigracionin thonë se ata njerëz që vijnë këtu brenda 28 ditëve nuk iu akordohet azili, do të dalin nga kampi dhe do të marrin rrugën më të shpejtë drejt BE. Pra kjo do ta shndërrojë Shqipërinë në një minë për BE. pra, mund të na prishë më shumë se të na ndreqë punë drejt BE.

Rreziku i dytë. Njerëzit në këto kampe janë njerëz të dëshpëruar. Mes tyre ka edhe njerëz kriminalë. Cila është pasoja që mund të ketë Shqipëria? Ne nuk i kemi pasur shumë të ndezura këto politikat raciste dhe ksenofobe. Duke futur këtë minë me sahat në Shqipëri, ne po i hapim rrugën afatgjatë politizimit të shoqërisë. Po i hapim rrugën lindjes së një ekstremi të djathtë ksenofob në Shqipëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy