Mustafa: Shqiptarët e Maqedonisë janë një lloj Orienti i dyfishtë

Mustafa: Shqiptarët e Maqedonisë janë një lloj Orienti i dyfishtë

Duke folur për orientimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në konceptin e integrimit të tyre dhe jo vetëm, në këtë shtet multietnik, gazetari Latif Mustafa, në edicionin e sontëm të “Arnautistan”, në MCN TV, i tha moderatorit Mustafa Nano, se rëndon idetë e kombeve në Ballkan janë reciproke. 

 Sipas tij, identitetet ndërtohen si antitezë e tjetrit dhe në këtë rast shqiptarët atje janë një lloj orienti i dyfishtë, mes “Maqedonisë shqiptare” dhe “Shqipërisë shqiptare”.

“Kishim problemet e fundit me tekstet shkollore me historinë e shqiptarëve, ku aty shqiptarët projektohen si ardhacak, me pjeradhje turke e deri rome, kjo ideja e tjetrit në Ballkan është disi reciproke, gjithçka që ata mendojnë për neve, edhe ne mendojmë për ta. Identitetet ndërtohen si antitezë e tjetrit. Por cfare ndodh me shqiptarë në Maqedoni në këtë rats, me shqiptarët karshi maqedonasve dhe karshi shqiptarëve. Shqiptarët e Maqedonisë në një farë mënyrë janë një lloj orienti i dyfishtë, janë projketuar si orienti i Maqedonisë shqiptare, por edhe si orienti i Shqipërisë shqiptare, dmth, aty bëhet një lloj kryqëzimi i dy orienteve”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy