Protesta kundër reformës së sigurimeve shoqërore paralizon Athinën dhe Selanikun  

Protesta kundër reformës së sigurimeve shoqërore paralizon Athinën dhe Selanikun  

Një protestë kundër reformave të sigurimeve shoqërore që po zbatohen nga qeveria e qendrës së djathtë në Greqi ka paralizuar sot transportin publik. Në Athinë dhe Selanik, sindikatat organizuan protesta me të cilat kundërshtuan ligjin që pritet të votohet nga Parlamenti.

Protestat shkaktuan kaos në qarkullim. Për shkak të bllokimit të rrugëve, policia u detyrua të heqë kufizimet e zakonshme për makinat në qendër të qytetit dhe u lejoi atyre të përdorin korsitë e autobusëve. Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në Selanik.

Greva 24-orëshe kundërshton projektligjin e ri të sigurimeve shoqërore që pritet të shkojë në Parlament të hënën.

Sindikatat e punëtorëve pretendojnë se projekt-ligji "privatizon sigurimet shoqërore dhe shtyn mijëra punëtorë të rinj të kërkojnë sigurime private".

Ministri grek i Punës dhe Çështjeve Sociale, Yiannis Vroutsis, tha se projektligji, i mbështetur nga dy studime të dokumentuara shkencërisht, "garanton qëndrueshmërinë e sistemit të sigurimeve shoqërore deri në vitin 2070."

Sipas ministrit, projektligji bazohet në thjeshtësi, fleksibilitet dhe liri.

"Krijon një sistem tërheqës të sigurimeve shoqërore që kultivon ndërgjegjen e sigurimeve shoqërore për të gjithë dhe ofron mbrojtje të veçantë për të rinjtë, nënat që punojnë, fermerët, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe familjet e mëdha", tha ai, duke shtuar se nuk do të ketë ulje pensionesh.

"Më të favorizuarit do të jenë punëtorët e tanishëm dhe të ardhshëm pasi të gjithë do të shohin një rritje të pensionit të tyre nëse kanë 30 vjet punë", sqaroi Vroutsis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy