Një ryshfet prej 20 mijë lekësh të reja i kanë “ngrënë kokën” i një mjeku të Spitalit të Traumës në Tiranë, i cili është vënë në prangat e policisë.
Në videon që MCN TV sjell më poshtë shihet momenti i arrestimit të mjekut Fitim Marku, nga ana e efektivëve të policisë.
Mësohet se mjeku mbahej në monitorim prej kohësh, ndërkohë që është vënë në pranga ditën e sotme pasi ka marrë ryshfet nga një pacient.
Monitorimi ndaj mjekut nga ana e hetuesve, kishte nisur pas denoncimeve të përsëritura të pacientëve se u merrte ryshfet për kryerjen e skanerave.
Krahas tij policia ka shoqëruar edhe një mjeke dhe një infermiere.
Deklarata e Prokurorisë
Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.
Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:
F.M., me profesion mjek reanimator;
K.B., me detyrë infermiere dhe S. B., me detyrë mjeke.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korrupsioni.



