Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm pranë lumit të Lanës, në zonën e Brrylit.
Viktima është parë nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Viktima është burrë rreth 60 vjeç.
Nga të dhënat e para dyshohet se ai mund të jetë vrarë, pasi nga këqyrja e parë që i është bërë ka rezultuar me fytin e prerë.



