11 të vdekur në Itali nga moti i keq, stuhia shkatërron edhe jahtet luksoze, mes tyre dhe ai i Berluskonit (VIDEO)

11 të vdekur në Itali nga moti i keq, stuhia shkatërron edhe jahtet luksoze, mes tyre dhe ai i Berluskonit (VIDEO)

Stuhitë e forta dhe rrebeshi i madhë që goditën Italinë për të tretën ditë i kanë marrë jetën të paktën 11 personave, ndërsa 4 të tjerë janë të plagosur rëndë dhe 1 rezulton ende i humbur.

Reshjet e shumta të shitur kanë përmbytur Bazilikën e Shën Marcos në Venecia duke i shkaktuar dëme të mëdha. Uji ka mbuluar një nga mozaikët më të bukur të bazilikës duke përfshirë kolonat monumentale prej mermeri e cila ka 90 cm uji.

"Brenda një dite bazilika është vjetruar si në 20 vite", shprehen ekspertët. "Është hera e pestë në historinë e saj që ajo përmbytet në dëme të tilla."

Mediat italiane thanë se ishte hera e dytë në këtë shekull që bazilika ishte përmbytur dhe vetëm për të pestën herë kishte parë ujë kaq të lartë brenda katedrales në historinë e saj 1000-vjeçare.

Dëmi i përhapur u raportua edhe në qytetet e veriut, jugut dhe qendrës së Italisë. Shumë prej 11 personave që kanë humbur jetën është shkaktuar nga rëzimi i pemëve pasi erërat ishin aq të forta duek arritur deri në 150 km / h.

Një nga rajonet më të goditura ishte Liguria, në veriperëndim.

Moti i keq që ka përfshirë gjithë territorin italian dhe ka shkaktuar shëmbjen e digës së portit turistik Carlo Riva në komunën Rapallo në provincën e Xhenovas.

Një skenar apokaliptik është verifikuar pas shembjes së digës, e cila ka çuar në shkatërrimin e dhjetra jahteve luksoze, barkave me vela e skafeve të ankoruara në port e përgjatë bregdetit.

Mjetet lundruese të shkatërruara i përkasin sipërmarrësve të njohur italianë e të huaj, e një prej tyre është super jahti i familjes së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Preokupim të madh shfaqin fryrjet e lumenjve në të gjithë rajonet italiane e situatat shfaqen mjaft e përkeqësuar në Liguria.

Mbi 20 mijë banorë  kanë mbetur pa energji elektrike në këtë rajon e disa komuna kanë mbetur të izoluara për shkak të rrëzimit të pemëve e bllokimit të rrugëve nga reshjet.

Moti pritet të përmirësohet vonë të martën ndërsa të mërkurën pritet ti jap vendit një "armëpushim", tha një drejtues i agjencisë për mbrojtje civile për Reuters.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy