Pse kafeja dhe cigarja shkojnë kaq shumë bashkë? Shkenca e ka një përgjigje

Pse kafeja dhe cigarja shkojnë kaq shumë bashkë? Shkenca e ka një përgjigje

Kafe dhe cigare. Një binom që për shumë prej nesh është i domosdoshëm. Çfarë i mban bashkë këta dy shoqërues të bisedave në tavolinë ka më në fund një shpjegim shkencor. Në bazë të këtij shpjegimi ka edhe arsye gjenetike. Praktikisht, ata që kanë një tip gjeni që i bën të predispozuar të pinë cigare, pinë më shumë kafe. Kjo mund të shpjegohet me faktin se nikotina përshpejton metabolizmin e kafeinës, duke shtuar menjëherë nevojën për të.

Për të arritur në këtë përfundim, shkencëtarët kanë analizuar profilin gjenetik të 250 mijë personave në Norvegji, Danimarkë dhe Britaninë e Madhe.

Studiuesit vunë re se një pjesë e madhe e atyre që kafen e shoqëronin me cigare kishin një variacion gjenetik që i bënte më të predispozuar për të qenë duhanpirës të rregullt.

E njëjta logjikë vlen edhe për çajin, përbërësi bazë I të cilit është teina (rasti i Britanisë së Madhe).

   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy