“Dikur jepeshin me mik e me lek”, Rama: Ndarja e apartamenteve të rindërtimit u bë me short publik

“Dikur jepeshin me mik e me lek”, Rama: Ndarja e apartamenteve të rindërtimit u bë me short publik

Kryeministri Edi Rama bënë me dije se apartamentet e ndërtuara për familjet që humbën banesat e tyre nga tërmeti janë ndarë përmes një shorti publik.

“Drejtësi dhe transparencë”, shkruan Rama teksa thekson se se çdo apartament është ndarë me short publik duke u përcaktuar, pozicioni, shkalla e kati për çdo familje.

Sipas tij dikur banesat sociale ndaheshin me lek e me mik dhe sot kjo gjë i përket të shkuarës. Më tej Rama shkruan se çdokush që ka ankesa në lidhje me shpërndarjen e apartamenteve mund të ankohet në platformën e bashkëqeverisjes.

“TRANSPARENCA dhe DREJTËSIA në ndarjen e apartamenteve të Rindërtimit është një element kuptimplotë i kësaj historie të bukur solidariteti, respekti, përkushtimi maksimal të politikës ndaj njerëzve më në nevojë

Çdo apartament është ndarë me short publik dhe jo vetëm që çdo metër katror i Rindërtimit ka shkuar për familjet e prekura nga tërmeti, po edhe pozicioni, shkalla, kati për çdo familje është caktuar pa asnjë ndërhyrje apo ndikim nga jashtë, falë shortit publik

Dikur edhe banesat sociale ndaheshin me lek e me mik, madje në jo pak raste merreshin nga njerëz me pushtet, ndërsa sot ajo praktikë i përket të shkuarës së abuzimeve me pushtetin e dallavereve me shtetin

Për të mos lejuar që asnjë gabim i vetëm njerëzor apo largqoftë edhe i qëllimshëm ta cënojë këtë proces ku njerzillëku ka qenë qysh ditën e parë thelbi i përpjekjes sonë, cilido që ka një ankesë mund të drejtohet në platformën e bashkëqeverisjes https://shqiperiaqeduam.al”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy