Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili dhe Ministrja e integrimit Klajda Gjosha kanë kundërshtuar rolin dhe funksionimin e Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që do të kontrollojë Vettingun në Shqipëri. Vasili dhe Gjosha kanë kërkuar ndërhyrjen e krerëve të shtetit shqiptar si dhe ndërhyrjen e Brukselit.



