Videoja te Spitali Psikiatrik, reagon universiteti: Nuk janë studentë të mjekësisë

Videoja te Spitali Psikiatrik, reagon universiteti: Nuk janë studentë të mjekësisë

Tri ditë më parë, në rrjetet sociale qarkulloi një video, në të cilën një grup të rinjsh shfaqeshin teksa talleshin me një paciente të spitalit psikiatrik. Nga pamjet e publikuara fillimisht nga JOQ, duken disa vajza që tallen rëndë me gruan e sëmurë dhe një djalë, që siç duket është shoku i tyresi dhe personi që filmon gjithë ngjarjen.

Por në një reagim lidhur me këtë ngjarje, Universiteti i Mjekësisë shprehet se pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personat në fjalë nuk janë studentë të mjekësisë.

“Kjo sjellje është një akt i shëmtuar, jashtë çdo norme morale dhe etike. Sjellja e mjekut, edhe jashtë ushtrimit të profesionit, duhet të jetë shembullore, në përputhje me dinjitetin që kërkon ky profesion”, thuhet në reagimin e Universitetit të Mjekësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy