Pas dorëheqjes javën e kaluar të Travis Kalanick-it nga posti i shefit të gjigantit Uber, për shkak të një skandali seksual, ky i fundit duket se po kthehet në fenomen në industrinë e teknologjisë.
Gjiganti çek i energjisë elektrike, CEZ, është vënë në vështirësi për përzgjedhjen e punonjësve të centraleve bërthaamore.
Kështu, aplikanteve femra u është kërkuar të vishen me bikini e kapele në kokë dhe të bëjnë një garë në “Facebook”.
Sipas DW, 10 vajza të diplomuara bënë paradë para ndjekësve të kompanisë në “Facebook” për të fituar vendin e punës.
Më pas, CEZ u pendua për këtë mënyrë përzgjedhjeje. “Nuk donim që të mërzitej njeri. Qëllimi i garës ishte të prezantohej një mjedis pune jo i zakontë dhe edukimi teknik. Por nëse kjo ka shkaktuar dyshime dhe shqetësime, ne kërkojmë falje”.
Ndërsa avokati i të drejtave të njeriut, Petra Havlikova, e konsideron këtë garë si mënyrë të papërshtatshme për të punësuar dikë.
“Është jashtë kufijve të etikës. Në vitin 2017 më duket e pabesueshme që dikush mund të fitojë avantazhe profesionale për shkak të paraqitjes së jashtme”.



