Një ditë pas festës së Kurban Bajramit pushuesit nga Kosova i janë drejtuar sërish këtë mëngjes bregdetit shqiptar si një mundësi për të përballuar edhe temperaturat e nxehta.
Konkretisht kthimi i pushuesve kosovar për në bregdetin e Lezhës, pas përfundimit të festës të Kurban Bajramit ka sjell edhe trafik të rënduar përgjatë superstradës Lezhë -Milot dhe në rrugën e Shëngjinit.
Mësohet se prej orëve të para të mëngjesit është krijuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa policia rrugore ndodhet në disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.



