Vizat me Holandën? Pas Ministrisë së Jashtme dhe Presidentit, reagon edhe ambasadori Soreca (VIDEO)

Vizat me Holandën? Pas Ministrisë së Jashtme dhe Presidentit, reagon edhe ambasadori Soreca (VIDEO)

Fill pas lajmit se Parlamenti holandez, ka dhënë dje votën e saj për rikthimin e vizave me Shqipërinë, ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në njoftimin e saj, kjo ministri thotë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin holandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve Shengen. Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve Shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetëm kushtet aktualisht në fuqi.

Një shtet anëtar i BE mund t’i kërkojë Komisionit Evropian hapjen e procedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë.

Gjithsesi është Komisioni Evropian që do të shqyrtonte kërkesën dhe do t’i japë përgjigje asaj. Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk është plotësuar në rastin e Shqipërisë.

Nga ana e tij në një intervistë televizive, Presidenti Ilir Meta është shprehur se verdikti i parlamentit të Holandës është një këmbanë e madhe alarmi, e cila nuk përjashton dhe skenarët se diçka e tillë mund të ndodhë dhe në vende të tjera. Sipas tij, duhet të punohet sa me ngushtë me Komisionin Europian që të mos keni më një situatë që mund të krijonte një perceptim negativ për Shqipërinë. Përderisa kjo ndodhi në Holandë, kjo nuk përjashtohet të ndodhë edhe në një vend tjetër. E rëndësishme është të reagojmë në mënyrë të përgjegjshme edhe ndaj qytetarëve tanë edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, është shprehur presidenti Meta.

 Ndërkohë, duke parë reagimin që përcolli ky lajm në Shqipëri, Ambasada e Holandës në Shqipëri ka publikuar sqarimin e qeverisë holandeze në lidhje me lajmin se Parlamenti ka votuar rikthimin e vizave për shqiptarët. 

Në një status në FB, ambasada sqaron se: “Qeverisë Hollandeze i është kërkuar nga parlamenti i saj të kërkojë pezullimin e mekanizmit të rregjimit pa viza. Për momentin, qeveria është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë.Për momentin, politika e vizave për udhëtimin drejt Hollandës nuk ka ndryshuar. Nënshtetasit shqiptarë, mbajtës të një pashaporte biometrike, mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”. 

Nuk ka munguar sot as reagimi i ambasadorit të BE, Luigi Soreca: 

http://www.tematv.al/2019/04/17/soreca-p-r-vizat-me-holand-n-do-vazhdoni-l-vizjen-pa-viza

Rikthimi i regjimit të vizave do ta kthente Shqipërinë shumë hapa pas në procesin e integrimit evropian, megjithatë, pavarësisht votimit të legjislativit holandez, propozimi mund të marrë karakter detyrues vetëm nga një vendim i Komisionit Evropian.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy