Ramzan Kadyrov, kreu i republikës ruse të Çeçenisë, tha të dielën se ushtarët e tij kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit lindor të Ukrainës, Popasna.
Luftëtarët e forcave speciale çeçene kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Popasnës.
Kadyrov, i cili e quan veten “ushtari këmbësor” i Vladimir Putinit, e ndau mesazhin e tij me anë të një postimi në Telegram.
Rrugët kryesore dhe zonat qendrore të qytetit janë pastruar plotësisht.
Oleksiy Arestovych, një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se luftimet e ashpra për qytetin vazhdojnë.



