Korreshi: Berisha- Basha të gjejnë konsensus, PD një e vetme dhe solide (VIDEO)

Korreshi: Berisha- Basha të gjejnë konsensus, PD një e vetme dhe solide (VIDEO)

Deputeti demokrat Sajmir Korreshi nga studio e lajmeve në MCN TV teksa ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike e cila tashmë duket e ndarë në dy kampe u shpreh se zgjidhja e vetme tashmë mbetet ulja e Berishës dhe Bashës në tryezë për të gjetur një zgjidhje me konsensus.

Ndërsa theksoi se është i bindur se Parti Demokratike do të ketë një të vetme dhe jo dy subjekte, shtoi se e gjithë kjo është e keqe është transmetuar te baza t cilët është për të ardhur keq që para dy muajsh dilnin për të protestuar sëbashku dhe tani shihen si armiq.

Sa i përket futjes së një figure të re në PD si lider, Korreshi tha se në këto momente nëse nuk arrihet një konsensus mes dy liderëve aktualë , një figurë e tretë do të dilte e humbur nga kjo.

Siç kam qenë koherent jam për linjën që PD të mos ishte në këtë situatë. Do të doja që të arrihej një konsensus mes Bashës dhe Berishës për hatër të PD që është një vlerë e jashtëzakonshme e gjithë shqiptarëve dhe demokratëve. E vetmja problematikë është se njerëzit po shohin njeri-tjetrin sikur nuk ishin ata që dilnin bashkë në protesta dhe shihen tani si armiq.

PD duhet të ketë vetëm një parti, por e keqja është se kjo është transmetuar te baza në mënyrën më të keqe këto dy muajt e fundit. Duhet të ketë dhe një lider tjetër ata dalin në çdo kohë siç ndodh në të gjithë partitë politikë, por ka një gjë ndërrimi bëhet me votë dhe kjo njëherë në 4 vjet. Kush hyn në politikë hyn për karrierë, por në këtë peridhë çdo figurë e tretë pa konsensusin e dy figurave kryesore do të dështonte. Nuk është momenti i përshtatshëm sepse dhe ai do e dinte se s’do arrinte gjëkundi.

Megjithatë duhet të jeni të bindur se nuk do të ketë dy subjekte por ka vetëm një parti politike, ndaj e vetmja hapësirë, strategji është konsensusi mes dy liderëve kryesore, kjo është zgjidhja e vetme imediate. Nuk ka mundësi tjetër. Tensioni ka zbritur në bazë aktualisht dhe kryesoja kemi harruar të bëjmë opozitarizëm sepse konflikti jonë i brendshëm ka pushtuar dhe media, por sido që të shkojë, Partia Demokratike do të jetë një dhe solide.

Për të gjetur një zgjidhje të cilën e kam thënë në të gjitha deklarimet e mia publike është ulja dhe vendimmarrja e të dyve bashkë. Nëse do shkojmë secili te e veta kjo do sjellë kosto dhe ka sjellë kosto poshtë në bazë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy