
Presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord në parim që të mbajë një samit me homologun rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi krizën në Ukrainë.
Bisedimet e propozuara nga Franca do të zhvillohen vetëm nëse Moska nuk e pushton fqinjin e saj, tha Shtëpia e Bardhë.
Ndërkohë, Kremlini thotë se nuk ka asnjë plan konkret për një samit.
Shpresohet që bisedimet mund të ofrojnë një zgjidhje diplomatike për një nga krizat më të këqija që Evropa ka përjetuar në dekada.
Zyrtarët amerikanë duke iu referuar shërbimeve të inteligjencës thonë se Rusia është gati të nisë operacionin ushtarak, të cilin Moska e dënon.



