
Gazetari Besmir Pula ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksionin antidrogë të mbrëmjes së djeshme në kryeqytet.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live, Pula tha se Enea Sulejmanaj i cili ka qenë dhe përfaqësues i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas ishte në ndjekje nga policia prej afro dy muajsh.
Në prangat e policisë kanë rënë dhe dy personat e tjerë të cilët ishin në makinë me Enea Sulejmanajn, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj.
Pula ka mësuar se Sulejmanaj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Enea Sulejmanaj ishte prej dy muajsh në përgjim, pas një urdhri nga Prokuroria e Tiranës pas dyshimeve se merrej me trafik droge.
Sulejmanaj nuk ka qenë i vetëm, por bashkë me dy të tjerë, Shkëlqim Ostrenin dhe Igli Begajn të cilët janë arrestuar. Nuk ka qenë operacion i momentit, por operacion i organizuar.
Është sekuestruar 1 kg kokainë ndërsa nga ana tjetër.
Sulejamanaj ka një plagë në pjesën e kofshës, por është jashtë rrezikut për jetën. Pritet t’i bëhet një ndërhyrje e lehtë për të hequr pjesën që ka mbetur nga plumbi. Një punonjës i policisë ka pasur një dëmtim të lehtë
Enea Sulejmanaj ka qenë dhe përfaqësues i shoqatës së Transportit Ndërqytetas. I riu është në masën e arrestit.



