Voda: Do të shtyjmë afatin e pasaportave biometrike

Voda: Do të shtyjmë afatin e pasaportave biometrike

Qytetarët shqiptarë rezidentë jashtë territorit të Shqipërisë, të cilëve u mbaron afati i pasaportës, mund të përballen me urgjencën për t’u pajisur me pasaportë të re. Në kushtet e pandemisë, për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie, Ministria e Brendshme ka propozuar në Kuvend një nismë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së pasaportave deri në fund të këtij viti. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, tha se afati do të shtyhet deri më 31 dhjetor 2020.

Ka një nismë të Ministrisë së Brendshme për të mos krijuar fluksin e 2020 duke paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë aktin normativ për shtyrjen e afatit të vlefshëmrisë së pasaportave biometrike deri më 31.12.2020. Është e njëjta gjë si me kartat e identitetit muajin që shkoi. Shtyrja e afatit u bë për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë jashtë territorit të Shqipërisë. Zgjatja e afatit të pasaportës i ndihmon ata të mos rrezikojnë të konsiderohen të huaj në territorin e një shteti. Ky akt normativ po diskutohet në komisionet parlamentare dhe do t’u vijë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit,”- tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy