Përkujtohet 24 vjetori i masakrës së Srebrenicës, gjenocidi më i rëndë në Europë/ Mogherini dhe Hahn me deklaratë të përbashkët

Përkujtohet 24 vjetori i masakrës së Srebrenicës, gjenocidi më i rëndë në Europë/ Mogherini dhe Hahn me deklaratë të përbashkët

Sot shënohet 24-vjetori i Masakrës së Srebrenicës. Mbi tetë mijë burra, djem dhe gra boshnjake u vranë në atë që njihet si Masakra e Srebrenicës, më 11 korrik të vitit 1995.

Gjenocidi që pati për objektiv popullsinë myslimane të vendit, u krye nga forcat serbo-boshnjake, edhe me ndihmën e ish-Jugosllavisë. Sot në qendrën përkujtimore të Potoçarit në Srebrenicë, u nderuan viktimat, ku morën pjesë politikanë dhe figura të larta të politikës nga vende të ndryshme.

Kjo masakër konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë moderne europiane.Ai solli vdekjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të moshës 12 deri 77 vjeç, të përndjekur nga fillimvitet 90 kur nisën konfliktet etnike në vend. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre ende vazhdon edhe sot.

Në këtë ceremoni mori pjesë dhe presidentja kroate,  Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila nderoi viktimat, duke vendosur lule lule në memorialin kushtuar mbi 8 mijë viktimave të vrara dhe masakruar nga forcat serbe në vitin 1995.

Ndërsa, dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e BE-së dhe Johanes Hahn, komisionar për Zgjerim,deklaruan se është detyrë e përbashkët, që të kujtojmë gjithmonë Srebrenicën si një nga “momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne evropiane.”

“Nuk ka vend për retorikë nxitëse, mohim, revizionizëm apo madhështimin e kriminelëve të luftës. Përpjekjet për të rishkruar historinë, në Bosnjë dhe Hercegovinë apo gjetkë janë të papranueshme”, deklaruan zyrtarët e BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy