Kërkesa e Holandës/ KE nuk pranon rikthimin e vizave për Shqipërinë, reagon Rama dhe Soreca (VIDEO)

Kërkesa e Holandës/ KE nuk pranon rikthimin e vizave për Shqipërinë, reagon Rama dhe Soreca (VIDEO)

Një lajm i mirë ka ardhur sot për të gjithë shqiptarët nga Komisioni Europian.

KE ka rrëzuar kërkesën e Holandës për vendosjen e vizave me Shqipërinë.

Parlamenti Holandez miratoi një rezolutë ku kërkonte rikthimin e vizave me Shqipërinë, për shkak se ishte rritur kriminaliteti nga shqiptarët. Kërkesa më pas iu çua Komisionit Europian, i cili ka vendosur që ta rrëzojë, duke mos pranuar që Holanda të rivendosë vizat me Shqipërinë.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”, bën të ditur zëdhënësi i KE-së.

Në datën  31 maj Holanda i kërkoi Komisionit Europian, vendosjen e vizave me Shqipërinë, por kërkesa nuk është pranuar. Por pavarësisht kësaj njoftohet se monitorimi ndaj vendit tonë do të vazhdojë të jetë i rreptë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin se Komisioni Evropian ka rrëzuar kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, duke u shprehur se ndodhi ajo që ishte e paralajmëruar prej kohësh nga qeveria.

“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, shkruan Rama.

Menjëherë pasi u dha lajmi se Komisioni Evropian ka refuzuar kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, ka reaguar edhe Ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Soreca me anë të një reagimi në Twitter ka shkruar se Shqipëria nuk ndodhet në rrethanat kur mund të vihet në lëvizje mekanizimi për pezullimin e vizave.

Sipas ambasadorit, pas këtij konfirmimi është koha që Shqipëria të çojë më tej arritjet e saj të rëndësishme të vitin 2010 dhe për të ecur përpara me energji të përtërira, duke pasur parasysh vendimin e rëndësishëm të Këshillit të BE-së në tetor.

"Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së Holandës dhe bazuar në të dhënat përkatëse të informacionit në dispozicion, Komisioni i BE-së ka vendosur që në situatën aktuale nuk janë plotësuar rrethanat për të vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të vizave. Komisioni sigurisht do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza.Tani është koha që, pas këtij konfrimimi, Shqipëria të çojë më tej arritjet e saj të rëndësishme të vitin 2010 dhe për të ecur përpara me energji të përtërira, duke pasur parasysh vendimin e rëndësishëm të Këshillit të BE-së në tetor. #BEpërShqipërinë". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy