
Tirana u rikthye te fitorja në kampionat, pas dy humbjeve dhe një barazimi. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Teutës në “Selman Stërmasi”.
Një dopietë e shënuar nga Florent Hasani, në minutat 12-të dhe 82-të me penallti, i dhanë tre pikë të arta kryeqytetasve.
Me këtë fitore, Tirana mban vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Teuta renditet e parafundit me 11 pikë.



