Fundjavë më trafik, bllokohen rrugët që lidhin me bregdetin e Lezhës (VIDEO)

Fundjavë më trafik, bllokohen rrugët që lidhin me bregdetin e Lezhës (VIDEO)

Gjatë fundjavës ka pasur fluks të madh automjetesh në zonat bregdetare të Lezhès.

Gazetari Jul Simoni raportoi për MCN Live, se gjatë fundjavës që lamë pas të shtunën dhe të dielën, pati trafik të rënduar, kryesisht drejt Shëngjinit, Tales dhe Velipojës.

 

Drupal Ad

 

Akset më problematike mbeten Shkodër-Lezhë, Shëngjin-Lezhë, dhe Lezhë-Milot.

Gjatë muajve të verës është bllokuar edhe sektori i ndërtimit.

Ky plan masash ka filluar që nga 1 qershori dhe Policia Rrugore ndodhet në disa pika, për të lehtësuar trafikun e rënduar.

Në muajt korrik dhe gusht, Lezha pritet të përballet me trafik të rënduar, prej rrugëve të ngushta dhe rrethrrotullimeve.

E vetmja zgjidhje do të ishte aksi rrugor Milot-Balldren.

Qytetarët e Kosovës vijojnë të mbeten besnik në bregun e Shëngjinit dhe Tales, pavarësisht liberalizimit të vizave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy