Shqiponjat në luftë me terrorizmin, ja si po i stërvit ushtria franceze

Shqiponjat në luftë me terrorizmin, ja si po i stërvit ushtria franceze

Ushtria franceze po përdor shqiponjat për të luftuar terrorizmin. Shqiponjat po stërviten për të pikasur dronët e dyshimtë, çka mund të parandalojë sulmet terroriste.

Mund të duket si skenar filmi, por në fakt është realitet i prekshëm në Mont-de-Marsan, jugperëndim i Francës, ku shqiponjat po stërviten të sulmojnë dronët me sqep, për t’i ulur më pas në tokë pasi i kanë kapur me kthetra.

Ideja ka ardhur fillimisht nga holandezët dhe duket premtuese.

Shpendët po stërviten që në ditët e para të jetës ta shohin mjetin fluturues pa pilot si një pre. Për këtë, atyre u hidhet ushqim në skeletin e një droni të prishur. Në këtë mënyrë, shqiponjat e vogla e lidhin dronin me ushqimin për të cilin duhet të gjuajnë. Çdo sulm droni shpërblehet me një copë mishi.

Dronët tashmë konsiderohen një kërcënim i madh për sigurinë, pavarësisht se nuk e kalojnë peshën 4 kg. Kjo është pesha limit për shqiponjat, pasi nëse mjeti fluturues është më i rëndë, sulmi i tyre do të ishte pa efekt, madje me pasoja për vetë shpendët grabitqarë. / ANSA / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy