LSI në KAS: Ka shkelje të rënda në disa qendra votimi, të përsëriten zgjedhjet

LSI në KAS: Ka shkelje të rënda në disa qendra votimi, të përsëriten zgjedhjet

Përfaqësuesi ligjor i LSI ka paraqitur dy kërkesat për zgjedhjet në qarkun e Beratit bashkangjitur me provat në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Sipas avokatit, në Berat ka pasur shkelje të rënda gjatë votimeve në këtë qark dhe zgjedhjet duhet të ribëhen nga e para.

 Po ashtu përfaqësuesi ligjor thotë se KAS duhet të vlerësojë provat e LSI me objektivitet dhe duhet t’i pranojë ato.

LSI ka kërkuar në KAS që procesi zgjedhor në Berat të shpallet i pavlefshëm dhe zgjedhjet të ribëhen nga e para, si dhe të rinumërohen e rivlerësohen nga e para votat.

Sugjerojmë, edhe me konsensusin, që të nisim relatimin për kërkesën nr.35 për pavlefshmërinë, më pas të marrim edhe për atë të PD, që ka të bëjë për pavlefshmëri. Më pas të vijojmë me kërkesën nr.34.

Kemi paraqitur dy kërkesa. Ne kemi depozituar, një pavlefshmërinë e procesit zgjedhor në shumë qendra votimi dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Berat, dhe tjetra ndryshimin e vendimit të KQZ, rinumërim dhe rivlerësim në gjitha ZAZ-të e qarkut Berat

Sa i përket kërkesës së parë, pas përfundimit të procesit zgjedhor, dhe miratimin nga KQZ, me shkresë zyrtare LSI i është drejtuar KQZ për të marrë gjithë materialin zgjedhor, pamjet filmike në çdo VNV, dhe çdo ZAZ që ka të bëjë me librat e protokollit që janë mbajtur nga anëtarët për problematikat në ZAZ e qarkut Berat", tha ai.

Edhe Partia Demokratike kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, ku PS mori 5 mandate dhe PD 2. PS sipas PD e mori mandatin e 5-të me 77 diferencë nga LSI, kur vetëm vota të pavlefshme janë 5292. Përfaqësuesi i PD në KAS akuzoi se kandidatët e PS, kanë ngritur një skemë kriminale të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person.

"Skema është kallëzuar në SPAK që përpara zgjedhjeve dhe funksionimi i saj përmes personave që e zbatonin është paraqitur si provë në Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve. Kryesuesja e listës së Beratit, Hatixhe Konomi, në bashkëpunim me drejtuesin e njësisë administrative 1 në Berat, njëkohësisht kunat i saj, Mirel Konomi, kanë shpërndarë 50 mijë lekë për vitë, kupona për karta identiteti dhe 30 mijë lekë plus kuponit. Për identifikimin e tyre kanë përdorur rregjsitrin e Gjendjes Civile, që është përdorur në masë për zbarimin e kësaj skeme kriminale për blerjen e votave. 

Në lidhje me Nasip Naçon, PD tha në KAS se  i katërti në Qarkun e Beratit për PS ka blerë vota me 50 mijë lekë në komunën Velebisht, në bashkëpunim me Lorenc Toroveli, të gjithë këta të kallëzuar në SPAK. PS theksoi se këto akte kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve”- u shprehën përfaqësuesit e PD në kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy