Trajleri përplas makinën me çiftin gjerman, humb jetën gruaja

Trajleri përplas makinën me çiftin gjerman, humb jetën gruaja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, pranë fshatit Urakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja është me pasojë vdekjen e një personi.

Një mjet tip trajler është përplasur me një makinë, ku po udhëtonin dy shtetas gjermanë. Nga aksidenti ka mbetur e vdekur gruaja, ndërsa është plagosur burri.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy