Pas denoncimit fillestar dhe informacioneve të depozituara pranë Prokurorisë në datën 30 mars, drejtori i MCN Tv, Endri Meksi ka marrë akuza dhe komente të ndryshme publike në rrjetet sociale, përfshirë edhe nga profile anonime, por jo vetëm.
Në kuadër të realizimit të një hetimi sa më të saktë dhe të thelluar, me datë 4 prill ai ka vendosur të përcjellë sërish pranë Prokurorisë së Tiranës këto komente, të cilat ai gjykon se mbartin interes për procesin hetimor.
Avokati Arben Llangozi tha në studion e MCN Live se policia duhet të kishte dokumentuar mënjehërë ngjarjen dhe se fakti që nuk e ka bërë të lë të kuptosh që prokurirua do të jetë e pafuqishme për ta zgjidhur.
Duke vijuar, Llangozi tha se krimi i organizuar është shumë herë më i fuqishëm se prokuroria.
Kjo çështje do të jetë pa zgjidhje. Krimi i organizuar është shumë herë më i fuqishëm se prokuroria. Në momentet e para policia duhet të ishte më vigjilente, duhet të kishte kryer veprime aktive dhe proaktive dhe të kishte sekuestruar çdo mjet për të dokumentuar ngjarjen. Fakti që momentet e para nuk janë dokumentuar lë të kuptohet që prokuroria do të jetë e pafuqishme për ta zgjidhur këtë rast.
Policia dhe prokuroria nuk do i japin zgjidhje.
Nga vetë shteti shihet si me dyshim.
Më tej, Llangozi tha se edhe SPAK po shantazhon njerëz të caktuar me videot që ka sekuestruar nga PC Agasit.
Nga sekuestrimi i kompjuterit të Agasit dhe dokumentacioni në zyrën e tij ka rezultuar që për Ramën dhe vëllain e tij kanë gjetur dokumente nga TIMS, nga një prokuror, dhe s’është marrë asnjë masë nga SPAK. Ata minimalisht duhet të kishin arrestuar prokurorin, sesi është futur në mënyrë të paligjshme tek të dhënat e Ols dhe Edi Ramës dhe ka printuar të dhënat personale. Për çfarë i donte? Dhe për çfarë duheshin këto në zyrën e Agasit. Këtu ka në filluar shantazhet.
Janë sekuestruar 44 video me orë të tëra në PC e Agasit. Pse nuk shohim ne rezultat? Sa punë do kqyrja e videove.
A mos jemi para rastit që edhe SPAK po shantazhon në këto raste? Edhe SPAK me këto video po shantazhon dikë. Besoj se një ditë e vërteta do të dalë.



