
Nuredin Dumani deklaroi në seancën e sotme në GJKKO se ka qenë pjesë e grabitjes së dhëndrit të Agron Dukës, gjatë ballafaqimit me Gentian Sharrën dhe avokatin e tij.
“I vodhëm 500 mijë euro dhëndrit të Agron Dukës”, është shprehur ai në seancën e sotme për dosjen "Plumbi i artë".
Sipas Dumanit shuma ishte e fshehur në një banesë në Shijak dhe Vilbashtovë.
Po ashtu Dumani bëri me dije se vjedhja u bë me makinën e tij tip “ML” të cilës i kishte hequr targat.
Pjesë nga seanca
Gentian Sharra: Tek magazina e Ardian Çollakut, i latë lekët dhe u larguat?
Dumani: Po
Gentian Sharra: Si more nuk i numërove leket? U largove pa i numëruar?
Keni kryer grabitje banesash?
Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip “ML”. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.



