“Vladimir Putin do të dënohet për krimet e tij”. Është kjo britma e dhimbjes dhe zemërimit të Yulia Navalnaya, gruas së Alexei Navalny, kundërshtarit më të rëndësishëm të presidentit rus i cili vdiq sot në një koloni penale në Arktik.
Në një konferencë të shkurtër për mediat në Berlin, ku jeton me dy fëmijët e saj, gruaja drejtoi gishtin nga Kremlini për vdekjen e burrit të saj.
Nuk mund t’i besojmë Putinit dhe qeverisë së tij, sepse ata gënjejnë vazhdimisht.
Por nëse ky lajm është i vërtetë, Putini dhe i gjithë stafi i tij, të gjithë njerëzit e tij, do të paguajnë për atë që kanë bërë.
Ata do të dalin para drejtësisë dhe kjo do të ndodhë së shpejti.
Të gjithë njerëzit e botës duhet të luftojnë kundër kësaj të keqeje, këtij regjimi të tmerrshëm në Rusi dhe Putini duhet të mbahet personalisht përgjegjës për të gjitha mizoritë e kryera në vendin tonë në vitet e fundit.
Një humbje e dhimbshme për gruan, e cila ka mbi njëzet vjet në krah të politikanit. Një lidhje e demonstruar gjallërisht nga një nga postimet më të fundit të publikuara të çiftit.
E cilësuar nga mediat ndërkombëtare si “Zonja e Parë” e opozitës ruse, Yulia Navalnaya është 47 vjeç, më shumë se njëzet prej të cilave i ka kaluar përkrah Navalny-t.
E diplomuar për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare, ajo përfundoi studimet jashtë Rusisë dhe punoi për disa kohë në një bankë në Moskë.
Në vitin 1998 u takua me armikun e ardhshëm të Vladimir Putinit. Dasma në vitin 2000, më pas lindja e fëmijëve të tyre Daria dhe Zakhar.
Yulia Navalnaya mbështeti betejat e të shoqit, fillimisht si blogere dhe më pas si politikane me të drejta të plota, pa u shfaqur kurrë si një figurë e pavarur, por përkundrazi duke u përballur me të.
Yulia Navalnaya përjetoi drejtpërdrejt të gjitha problemet nëpër të cilat kaloi i shoqi, nga problemet ligjore deri te arrestimet dhe sulmet e motivuara politikisht.
Gruaja e Navalny luajti një rol të spikatur pas helmimit në gusht 2020. Yulia Navalnaya ka mbajtur kontakte me shtypin ndërkombëtar për përditësime mbi shëndetin e kundërshtarit të Putinit, pa kursyer sulmet frontale ndaj Kremlinit.
Pas transferimit në Gjermani, në Berlin, zgjimit nga koma mendimi i parë shkoi për gruan e tij: “Yulia, ti më shpëtove”, shkruante Navalny në një postim të publikuar në Instagram.
Yulia Navalnaya ishte në krah të burrit të saj gjatë rikuperimit të tij të gjatë në Gjermani dhe mbështeti me bindje kthimin e tij në Rusi.
Lidhur me këtë moment, video e puthjes që burrë e grua kanë shkëmbyer në aeroportin e Moskës para arrestimit ka bërë xhiron e botës.
Yulia Navalnaya vazhdoi betejat e Navalny, aq sa iu desh të përballej me disa arrestime.
Muajt e fundit nuk kanë munguar zërat për kandidaturën e saj të mundshme, si dhe rrëfimet nga mediat e afërta me Putinin për ta përshkruar atë si një agjente të Perëndimit për të ndërhyrë në punët e Moskës.
Disidenti rus dhe opozitari kryesor Alexei Navalny, 49 vjeç, gjeti vdekjen ditën e sotme në koloninë e burgut numër 3 të Qarkut Autonom Yamalo-Nenets, në Rrethin Arktik, ku vuante një dënim prej 19 vitesh burg.
Ai u ndje keq, pas një shëtitje dhe më tej ndërroi jetë, njoftoi nga Shërbimi Kombëtar i Burgut të Rusisë.
Ndërkohë mediat ruse raportojnë se shkak për vdekjen e Navalny është bërë një trombozë.



