Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë kanë zhvilluar bisedime me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Zelensky thotë se bisedimet me Trump ishin "më të mirat" e zhvilluara deri më tani.
Pas takimit me udhëheqësit evropianë, Trump i telefonoi Vladimir Putinit për të diskutuar një takim mes shefit të Kremlinit dhe Presidentit ukrainas.Pas kësaj, do të ketë një takim trepalësh ku do të jetë i pranishëm edhe Trump, tha presidenti i SHBA-ve. Trump thotë se diskutoi garancitë e sigurisë me udhëheqësit evropianë, të cilat mund të koordinohen nga SHBA-të.
Trump duket se e hodhi poshtë nevojën për një armëpushim përpara negociatave të mëtejshme për t'i dhënë fund luftës, një qëndrim që shkaktoi kundërshtim nga udhëheqësit evropianë. "Nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm të zhvillohet pa një armëpushim", tha kancelari gjerman Friedrich Merz. "Pra, le të punojmë për këtë dhe le të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë", shtoi ai.



