Një vatër zjarri e rënë në fshatin Radat të bashkisë Dropull, fare pranë kufirit me Greqinë ka rrezikuar banesat duke bërë që të evakuohen e dhe banorët.
Shërbimi zjarrfikës i bashkisë po punon për lokalizimin e flakëve, zjarr i cili dyshohet se u vendos nga 2 barinj, për të cilët kanë nisur hetimet.
Në një lidhje telefonike për MCN kryetari i Bashkisë Dropull, Dhimitër Toli ka thënë se duke qenë se në këtë zonë kufitare ka qenë kloni, ka patur edhe disa shpërthime, por pa rrezikuar efektivët që po punonin për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Odise Kote ka thënë se situata tani po mbahet nën kontroll ku janë sinjalizuar edhe autoritete greke pasi zjarri ka depërtuar përtej kufirit
Po në Bashkinë Dropull një tjetër vatër zjarri është shënuar sot në varrezat e fshatit, si dhe 2 vatra të tjera në fshatrat e Lunxhërisë në bashkinë Gjirokastër.



